http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka theksuar akuzat ndaj qeverise per standarde te dyfishta ne luftën kundër vjedhjes se energjisë. Si prove për këtë denoncim Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka publikuar rastin e drejtorit te oshe ne Lushnjë, i cili sipas PD nuk paguan energjinë qe shpenzon me biznesin e tijEdi Paloka thote:Ky drejtor i Edi Ramës ka vjedhur të paktën 1 milionë e 600 mijë lekë. Ja ku është këtu fatura, që e nxjerr atë debitor. Cfarë ka ndodhur me drejtorin e Ramës. A është ai sot në burg, si dhjetra e qindra hallexhinj që nuk e paguajnë dot energjinë se nuk kanë bukë të hanë, sepse qeveria nuk ka hapur asnjë vend pune por ka mbyllur me mijëra?Irida Çela thekson:Qe prej fillimit te aksionit kunder qeverise demokratet edhe pse kane mbeshtetur parimin se energjia eshte nje mall qe duhet paguar, kane kritikuar rrugen qe qeveria po ndjek.Dhjetëra familje në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë, prej disa javësh i duhet të përballen me errësirë, pasi nuk kanë mundur të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e kësaj zone, Koordinatori i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dënuar sipas tij trajtimin diferencues te qeverisë, duke lënë të moshuar, prindër, fëmijë e nxënës, në errësirë prej javësh.