Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e shoqates se bashkive per pezullimin e vendimit te Këshillit Kombëtar te territorit, vendim i cili deri ne përfundimin e zgjedhjeve lokale 2015 i heq te drejtën pushtetit lokal te japi leje ndërtimi. Mes kërkuesve per pezullimin e këtij vendimi është edhe kreu i bashkisë Tirane Lulzim Basha, njëherazi dhe kreu i shoqate se bashkive. Ne seancën e zhvilluar këtë te marte kjo gjykate mori ne shqyrtim kërkesën, ku përfaqësuesja e shoqates se bashkive kërkoi qe vendimi te shpallet antikueshtues, me pretendimin se cenon parimin e autonomisë vendore. Ndërkohë përfaqësuesit e qeverise e KKT-se kërkuan lënien ne fuqi te tij, duke sqaruar se ai është i përkohshëm deri ne përfundimin e planit te përgjithshëm rregullues.Pasi ka dëgjuar palet Kolegji i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr per vendim, te cilin pritet ta shpalle ne ditët ne vijim. Sipas vendimit te Këshillit Kombëtar te Territorit marre me date 22 gusht 2014, pushtetit lokal i hiqet e drejta per zbatimin e planeve urbanistike te miratuara me pare nga KKT si dhe s?mund te japin leje zhvillimore deri ne konstituimin e njësive te qeverisjes vendore te cilat do te dalin nga zgjedhjet e vitit 2015.

Free Traffic Exchange