Basha “ankohet” te FMN-ja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e rëndë në sektorin energjetik, aksionet selektive të INUK-ut si dhe gjendja e rëndë ekonomike janë shqetësimet e shqiptareve. Ne emër të qytetarëve ka folur dhe kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësuesit e FMN-së në Shqipëri. Për kreun e demokratëve një tjetër shqetësim është mungesa e transparencës në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë.Lulzim Basha theksoi: ?Është vetë qeveria që nuk shprehet se sa do të rritet çmimi, ndërkohë që KESH, OST dhe OSHE që janë agjenci shtetërore, kanë dërguar kërkesat për rritje çmimi. Pra, nga njëra anë qeveria kërkon rritje çmimi dhe nga ana tjetër nuk po ia thotë shqiptarëve sesa do të rritet çmimi?Duke u ndalur në buxhetin e vitit 2015, kryetari Basha u shpreh i shqetësuar për faktin se janë rritur shpenzimet qeveritare, por nga ana tjetër investimet janë ulur. Gjithashtu gjatë këtij takimi, Basha u kujtoi përfaqësuesve të FMN se qeveria erdhi në pushtet me premtime si; ulja e çmimit të energjisë, heqja e TVSH-së për energjinë, por deri më tani nuk ka mbajtur asnjë premtim.