PD: Shqiptarët në errësirë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra familje në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë, prej disa javësh i duhet të përballen me errësirë, pasi nuk kanë mundur të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e kësaj zone, Koordinatori i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dënuar sipas tij dënimin trajtues të qeverisë, duke lënë të moshuar, prindër, fëmijë e nxënës, në errësirë prej javësh. Nga ana tjetër edhe banorët ankohen për trajtimin preferencial dhe selektiv të autoritete. Ata shprehen se janë të gatshëm të paguajnë energjinë, por duhet ta shlyejnë me këste të ulëta mujore.