Mustafa kryeministër, pritet qeveri e “fryrë” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shumë negociatave mes grupeve te punës së Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike për ndarjet e posteve ministrore, duket se të dyja palët kanë rënë dakord për postin e kryeministrit. Sikurse bëhet e ditur, ende jo zyrtarisht, PDK-ja ka pranuar kushtin e vendosur nga LDK-ja që Isa Mustafa të jetë kryeministri i ri i koalicionit qeveritar. Pjesë e negociatave, rezultatet e të cilit pritet të publikohen ditën e mërkurë, kur mendohet se do të shpallet dhe qeveria e re, janë dhe shtimi i një ose dy ministrive. Fryrja e qeverisë bëhet për të kënaqur dhe listën serbe dhe komuniteteve në pakicë. Megjithatë burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se LDK e ka refuzuar nëj gjë të tillë për shkak se një nga akuzat kryesore drejtuar qeverisë ?Thaçi 2? ishte pikërisht për shpenzime të tepërta për shkak të numrit të madh të ministrive. Një ditë më parë anëtari i LDK-së deklaroi publikisht se nëse PDK-ja nuk pranon kushtin për Isa Mustafën kryeministër, atëherë pakti për koalicionin e ri do te prishet.