Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka dhënë dorëheqjen nga posti aktual, që mban prej rreth 2 vjetësh. Hagel, i vetmi republikan i mbetur në ekipin e sigurisë të Obamës dhe "mik", që prej kohës kur ata kundërshtonin luftën e Irakut në Senat, ka pasur vështirësi bashkëpunimi me anëtarë të tjerë të ekipit të Obamës si dhe vështirësi artikulimi të një pikëpamjeje të qartë, ndaj dhe flitet se ka menduar tërheqjen prej javësh.