Gjiknuri: S’ka më amnisti në energji - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria nuk do të aplikojë më amnisti në sistemin e energjetik në vend. Kjo do të thotë se detyrimet e prapambetura së bashku me kamatëvonesat që familjaret dhe biznesi i kane kompanisë se shpërndarjes, do te paguhen te gjitha. Ministri i energjisë Damian Gjiknuri tha se i vetmi lehtësim qe shteti mund te bëjë ndaj debitorëve është të ofrojë lehtësi pagese me këste. Duke raportuar ne Komisionin e Ekonomisë dhe financave ministri u ndal tek kriza financiare qe ka përfshirë sektorin e energjisë. Sikur të mos mjaftojnë borxhet e papaguara ne vite, një dëm i konsiderueshme financiar i është shkaktuar korporatës elektroenergjitike nga hidrocentralet e vogla, per shkak te çmimit te përcaktuar. Kreu i komisionit Erjon Brace i kërkoi ministrisë së energjisë që për te gjitha dëmet financiare të shkaktuara në këtë sektor, te cilat ai i quajti krime, autoret duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Reformave në sektorin e energjisë parashikon rishikim të çmimit të këtij produkti, luftë lidhjeve te paligjshme si dhe investime në rrjet. E nëse vijohet me këtë reformë, vetëm në vitin 2018 ky sektor do te arrije te mbaje vetveten, duke mos u bërë më barrë për buxhetin e shtetit.