Basha qeverisë: Plotëso kërkesat ekonomike, ose largohu - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesëmarrja ne protestën e 22 nëntorit duket se ka shërbyer si pike mbështetje qe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ti vendose kushte konkrete kryeministrit Edi Rama. Nga selia e Partisë Demokratike, Basha i ka kërkuar qeverise te anuloje pothuaj tërësisht paketën fiskale për vitin 2015 si dhe te mos rrisë çmimin e energjisëLulzim Basha tha se :Në emër të shumicës së shqiptarëve që lufton për mbijetesë i kërkoj kryeministrit:? Të ndalë çdo tentativë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe të anullojë menjëherë kërkesën që qeveria e tij ka çuar në këtë drejtim. Të heqë menjëherë TVSH e energjisë elektrike për të papunët, pensionistët, fermerët dhe kryefamiljarët që jetojnë në nivelin e varfërisë; Të heqë dorë nga rritja e çdo taksë, akcize apo tarife për vitin e ardhshëm. Të ulë në 10 për qind nivelin e taksimit maksimal.Basha ka theksuar se Edi Rama duhet te mbaje premtime per te cilat u zgjodh kryeministër duke kërcënuar serish me protestaMos e trash më zullumin, je kthyer në barrën më të padurueshme për qytetarët e këtij vendi. Reflekto ose largohu. Nëse kryeministri është i vendosur në rrugën e tij pa krye të shpërfilljes, arrogancës, papërgjegjshmërisë dështimeve dhe zullumit, protestat popullore nuk do të ndalen, protestat popullore do të vazhdojnë akoma më të fuqishme deri në realizimin e objektivave të shpallura. Protesta e 22 nëntorit ishte protesta e 4 e Partisë Demokratike, por ajo ishte me e madhja qe PD ka organizuar ne kete vit te pare te opozitës. I menjëhershëm ka qene reagimi i Partisë Socialiste, e cila ka deklaruar se opozita synon te nxisë anarkinë duke mbështetur mos-respektimin e ligjitTaulant Balla thekson:Ne nuk do ta rrisim çmimin e energjisë, Luli e Saliu gënjejnë për të mbledhur partinë e çoroditur nga 1 milionë shuplakat e 23 qershorit. Ne nuk i kemi rritur taksat, përkundrazi i kemi ulur për 95 % të të punësuarve apo të vetëpunësuarve me anë të biznesit të vogël.Luli e Saliu gënjejnë sepse e shohin që ekonomia, siç e konfirmon edhe FMN-ja, ka nisur të rimëkëmbet. Ata nuk e duan rimëkëmbjen e ekonomisë, duan anarshi e turbullirë prandaj bëjnë thirrje për mospagim dritash e për shtet policor. Ne nuk po ndërtojmë një shtet policor, por po ndërtojmë shtetin që Luli e Saliu e kthyen në një repart bashibozukësh, duke nisur nga policia që ishte vendosur në prehrin e krimit.