Kosovë, pritet konstituimi i Kuvendit e qeveria - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është java vendimtare në Kosovë për krijimin e institucioneve të reja, gjë që do t?i jepte fund ngërçit thuajse gjashtë mujor. Grupet e punës së partive të koalicionit të ri, PDK-LDK, mbajnë takime të shpeshta këto ditë, për të përmbyllur detajet e marrëveshjes dhe për bashkërendimin e programit qeverisës. Deputetja më e vjetër, Flora Brovina, pritet të saktësojë datën e vijimit të seancës konstituive, në të cilën do të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit, si kryeparlamentari e Kryesia, e më pas edhe qeveria e re. Besohet se kjo seancë do të mbahet këtë të enjte, në mënyrë që institucionet e reja të krijohen përpara 28 nëntorit. Një çështje kyç që ende nuk ka zgjidhje është ajo se cila forcë do të drejtojë qeverinë e re. LDK këmbëngul se posti i kryeministrit i takon asaj, përkatësisht kryetarit të saj, Isa Mustafës. Mirëpo, aleatët e rinj të PDK-së, veçanërisht kryetari e kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, asnjëherë nuk është shprehur nëse heq dorë nga drejtimi i kabinetit të ri.