Starton sot “Dancing With The Stars 5” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmja e kësaj te hëne ne Vizion Plus ngre siparin e netëve me kërcim, emocione dhe surpriza. Spektakli tradite i ekranit tone, nje patente ndërkombëtare e gjigantit britanik BBC, ?Dancing with the Stars? nis ne orën 21.00 edicionin e tij te peste. 12 personazhe vip te shoqëruar nga 12 balerine profesioniste futen zyrtarisht ne gare këtë mbrëmje, per te vijuar nje sezon qe premton shume. Amarda Toska dhe Drini Zeqo janë dy imazhet te cilëve i?u është besuar prezantimi i spektaklit. Për Amin nje rikthim, ndërsa per Drinin nje sfide e re. Emrat e njohur ne fushën e muzikës, aktrimit, sportit apo showbizit do te garojnë ne zhanret e njohura te teatrit te yjeve. Nga kërcimet me klasike tek ato me moderne, vipat do te vendosen përballë jurisë, se cilës këtë edicion i shtohet edhe gazetari nga Kosova, Milahim Zeka. Si gjithmonë produksioni i spektaklit me te rendesishem te kërcimit ne mediat shqiptare, pritet te rezervoje surpriza edhe ne këtë edicion te 5-te. Ajo çka nuk ndryshon është vota e publikut, i cili do te zgjedhe ne fund te spektaklit fituesin e Dancing with the Stars 5. Bashke me transmetimin live ne Vizion Plus çdo te hënë, spektakli do te shfaqet edhe ne Radio Televizion Publik te Kosovës, kanalin shqip te Radio Televizionit Kombëtar ne Maqedoni dhe TV Art ne Tetove. Provat e yjeve, nga e hëna ne te shtune, ne orën 15.30 minuta, ndërsa Forumi i Diskutimeve te martën ne orën 17.00.

Free Traffic Exchange