http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Burgu i Fushe Krujës do te jete i pari institucion i vuajtjes se dënimit qe do te zbatoje nje projekt pilot per punësimin e te dënuarve. Kjo është bere e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto i cili sqaroi se nje biznes fason do te punësoje 62 te dënuarit e pare dhe me pas projekte te ngjashme do te shtrohen edhe ne burgje te tjerë. Por sipas Zotos krahas punësimit te te dënuarve, po shihet mundësia edhe per burgjet e hapura. Aktualisht ne burgje dhe paraburgime janë rreth 6000 persona ndërsa kërkesa per punësim është bere disa here nga te dënuarit, te cilet pas vuajtjes se dënimit përballen me vështirësi ekonomike.