Fshati Shkopet, 4 vjet i izoluar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne vitin 2010 hapja e portave te hidrocentralit shkatërroi urën e fshatit Shkopet qe ndodhet vetëm 500 metra larg digës. Qe atëherë dhjetëra banorë kane mbetur të izoluar: 75-vjeçarja Drane Malçi, thotë se jeta e tyre është kthyer në një ferr prej katër vitesh dhe se per te kaluar u duhet te përdorin një mjet lundrues te improvizuar me fuçi.Drane Malci banore e fshatit Shkopet thotë:Djalin ma ka marre njëherë uji këtu me gjithë varke dhe ma ka nxjerre poshtë tek tuneli. Kane rene edhe te tjerë ne uje disa kane dite not e kane dale prape.I vetmi person në fshat i cili mund ta përdorë mjetin lundrues është Aleksandër Malçi. Sipas tij situata është alarmante pasi personat që nuk dinë ta përdorin varkën, bien në ujë duke rrezikuar shpesh edhe jetën.Aleksander Malci banor i fshatit Shkopet thekson:E kemi bere problem disa here, por thonë qe s?kemi fonde, presim te na vine fonde. Vjen koha e fushatës vijne per te marre votën dhe thonë do e bëjmë, por kjo pune zgjat prej katër vjetësh. Ne kemi fëmijët ne shkolle, edhe furnizimet ketej i marrim se nuk kemi rruge tjetër.Mungesa urës bën që fëmijët e fshatit Shkopet të mbeten me muaj pa shkuar ne shkolle sidomos gjatë stinës se dimrit.

Free Traffic Exchange