http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa udhëtonin me fuoristradë sot ne mëngjes, rreth orës 8.30, katër të rinj që punonin si roje në hidrocentralin e Komanit kanë përfunduar në humnerë. Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Vau i Dejës-Koman. Dy prej tyre, Elidon Druni 23-vjeç dhe Agim Kasemi, 32-vjeç kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të rinjtë e tjerë Edmond Kola dhe Artan Bajrami, janë gjetur në gjendje të rëndë. Nga hetimet e para dyshohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë ka qene humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Fillimisht dy të rinjtë e plagosur janë shoqëruar për në spitalin e Shkodrës, por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, njëri prej tyre, Artan Bajrami është transportuar me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë. Në segmentin qe lidh dy hidrocentralet kane ndodhur edhe me pare aksidente te renda, për shkak te rrugës se keqe.