http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hapja e bunkerit të madh sekret të ndërtuar gjatë regjimit komunist i cili do ti rezistone një sulmi atomik, ka qenë në fokus të mediave kryesore ndërkombëtare. Rrjeti prestigjoz bbc i ka kushtuar nëj shkrim me titull ?Shqipëria hap bunkerin gjigand të luftës së ftohtë?. BBC evidenton se kryeministri Rama mblodhi disa nga ambasadorët e vendeve perëndimore në hapjen e ?Bunk?art?, që tashmë do të shërbejë si një ekspozitë e përkohshme, deri në kthimin e saj në muze. Ndërkohë Sky News i kushton një artikull me titullin ?Shqipëria hap bunkerin sekret?. Sky shkruan se kompleksi nëntokësor 5 katësh, është ndërtuar nga diktatori hoxha pranë kryeqytetit tiranë gjatë viteve 1970 me qëllim që populli shqiptar të gjendej i përgatitur nga një sulm i mundshëm i imperialistëve amerikan ose secila imperialistët sovjetikë. Edhe Biznes Insidet thekson se gjatë sundimit 40-vjeçar të Hoxhës Shqipëria ishte një nga shtetet më të izoluara të botës, pas një obsesioni rreth një sulmi të mundshëm perëndimor. Jehona për hapjen e këtij bunkeri gjigand është pasqyruar dhe në media dhe agjenci të tjera si Miami Herald, Bankok Post apo Japan Times.