Mat, ristrukturimi i Shërbimit Pyjor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
45 Mijë hektarë pyje ne rrethin e Matit duhet të mbikëqyren nga 4 inspektorë. Kjo është situata pas ristrukturimit që i është bërë Shërbimit Pyjor në të gjithë vendin. Përgjegjësi i sektorit të shërbimit pyjor në rrethin e Matit Idriz Klosi thotë se: Është pothuajse e pamundur të mbulohet nga inspektorët e pakët sipërfaqja që ka në administrim ky rreth. Për mua është e nevojshme që shërbimi pyjor i Matit të ketë më shumë punonjës. Me këto rrugë që përshkojnë në të gjitha anët ekonomitë pyjore të Matit duhet patjetër të këtë më shumë njerëz sepse është një territor me shumë shpërndarje. Rrethi i Matit është rrethi me sipërfaqen më të madhe pyjore në Qarkun Dibër, por edhe pse i tillë, Drejtoria Qendrore është lënë në Peshkopi me numrin më të madh të inspektorëve, çka ka bërë që sipërfaqja më e madhe të jetë e ?zbuluar? përballë abuzuesve. Për pasojë rastet e shfrytëzimit të paligjshëm të lëndës drusore kanë qënë të shumta.

Free Traffic Exchange