http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetaret qe duan te plotësojnë dokumente ne Ambasadën Italiane nuk do te presin me ne dyert e saj, por këto veprime mund t?i kryejnë me ane te Postes Shqiptare. Pas rinovimit te marrëveshjes mes këtij institucioni dhe Ambasadës Italiane, për legalizimin e dokumentave, procesi i marrjes se tyre do te jete me i lehte për aplikuesit. Për këtë çështje ambasadori italian firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me drejtorin e përgjithshëm te postes. Posta shqiptare garantoi Ambasadën Italiane dhe qytetaret se zbatimi i kësaj marrëveshje do te kryhet me profesionalizëm dhe se shërbimi ndaj klientit do te jete cilësor. Një shërbim i tillë ndihmon kryesisht studentet qe dëshirojnë te aplikojnë ne universitetet italiane për shkollim, duke ulur shkallet burokratike te këtij procesi.