Lunaçek: Unë jam lezbike, e njoh këtë problematike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Diskriminimi i komunitetit homoseksual mbetet nje problem ne Shqipëri, ashtu si dhe ne vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor apo dhe ne Turqi. Me këtë konkluzion zv/kryetarja e parlamentit evropian Ulrike Lunacek gjate konferencës rajonale kundër diskriminimit ; ka kërkuar me shume vëmendje nga te gjithë aktoret për t?u kujdesur për këto kategori vulnerable te shoqërisë. Unë e them shpesh, pasi jam edhe vete një grua lezbike dhe e di se çfarë do te thotë. Lezbiket dhe gayt janë njerëz normale sit e gjithë te tjerët dhe mund te ndodhe ne çdo familje pasi nuk mund te vendosesh se me ke bie ne dashuri. Por gjate konferencës kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe zvkryeministri Niko Peleshi u angazhuan për te respektuar te drejtat e komunitetit LGBT. Besoj se aksioni ynë i përbashkët parlamentar, qeveritar dhe shoqëror do të bëhet gjithnjë e më efikas falë avancimit të agjendës së integrimit evropian, veçanërisht në drejtim të lirisë së shprehjes, mbrojtjes së të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, të drejtave të fëmijëve, grupet sociale në nevojë apo personave me aftësi të kufizuara si dhe grupeve vulnerabël, përfshirë këtu edhe LGBTI. Sipas përfaqësuesve te Parlamentit Europian, Shqipëria ka bere hap atë rendesishem ne hartimin e legjislacionit kundër diskriminimit por ende ka vend per zbatimin e kuadrit ligjor

Free Traffic Exchange