Tradita e Korçës së pastër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrugicat në qendër të Korçës kanë dalluar nga ato të çdo qyteti tjetër në vend. Për gratë korçare tradita e ka treguar se pastrimi çdo mëngjes fillonte nga jashtë shtëpisë dhe më tej brenda ambienteve të saj. Por 75-vjeçarja Valentina Naçe thotë se zakonisht janë gratë e moshës së saj që e ruajnë këtë zakon. Situata shfaqet krejt ndryshe në periferi të qytetit juglindor. Duket se kujdesi ndaj pastërtisë së hapësirave të përbashkëta nuk ekziston. Arsye tjetër është edhe shërbimi jo i mirë nga ndërmarrjet e pastrimit. Për të përcjellë mesazhin që kjo traditë të ruhet në të gjithë qytetin, administrata e prefekturës është angazhuar në ditën kombëtare të pastrimit të vendit të japë kontributin e saj. Edhe në qytetin e Durrësit pastrimi i çdo zone ka nisur që herët në mëngjes me largimin e mbetjeve dhe grumbullimin e tyre në vende të caktuara. Më tej kanë qenë ndërmarrjet e shërbimeve komunale që i kanë transportuar ato në vendet e caktuara jashtë qytetit. Pjesë e nismës Të Pastrojmë Shqipërinë janë bërë edhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme në qytetin e Vlorës. Fushata e pastrimit të mjedisit ka vijuar edhe në Fier, Korçë, Gjirokastër e Burrel. Kësaj dite i janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë duke marrë pjesë bashkë me mjetet e transportit.