Roth: Debati politik, në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e ministrit gjerman te shtetit për çështjet evropiane Michael Roth është shoqëruar me apelin qe partitë politike duhet te bashkëpunojnë për zbatimin e reformave integruese. Zyrtari i larte gjerman ka shfrytëzuar seminarin e organizuar nga ministria e jashtme me temë ?25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit?, për te theksuar se vendimtare per hapjen e negociatave per anëtarësim do te jete zbatimi i reformave ndërkohe qe ka apeluar qe opozita te kthehet ne Kuvend. Michael Roth?Ne luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ne sistemin gjyqësor janë bërë hapa përpara. Në çështjet e politikës së jashtme Shqipëria është një partner i besueshëm i be. Por megjithë reformat dhe hapat që ka bërë Shqipëria mbetet ende shumë pune për të bërë dhe këtë e shpreh edhe progres raporti i fundit , sidomos në sektorin e drejtësisë , në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar si dhe në reformimin e administratës publike. Kur behet fjalë për të përcaktuar kursin e zhvillimit te vendit është e domosdoshme të bashkëpunohet në mënyre konstruktive dhe te ndershme me kundërshtarin politik, dhe debatet janë pjesë e jetës parlamentare dhe jo jashtë tij?.Ndërkohë qe shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka theksuar vullnetin e qeverise per te realizuar çdo reforme qe i nevojitet vendit ne rrugën e integrimit. Ministri gjerman për çështjet evropiane vlerësoi edhe rolin stabilizues dhe aktiv të Shqipërisë për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, si dhe, në këtë kontekst, vizitën e kryeministrit Rama në Serbi.