http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova është në pritje të kristalizimit të qeverisjes së re të vendit, pas marrëveshjes për një koalicion me bazë të gjërë PDK-LDK.Lidhja Demokratike e Kosovës është e sigurt se do të marrë drejtimin e qeverisë dhe për këtë, shprehen se kanë marrë garanci nga ambasadorja amerikane në Prishtinë, Trejsi An Xhekobson. Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se do të udhëheqë ekzekutivin dhe se dhe gjysma e ministrave do të jenë nga partia e tij. Ndërsa PDK-së, sipas Mustafës, do t?i takojë posti i kryeparlamentarit dhe gjysma e dikastereve qeveritare.Po ashtu, jo zyrtarisht mësohet se PDK-së do t?i takojë edhe posti i presidentit, pas skadimit të mandatit të presidentes, Atifete Jahjaga, në fillim të vitit 2016.Megjithatë ende nuk përjashtohet mundësia që Thaçi të mbajë postin e kryeministrit deri në vitin 2016, për t?u bërë më pas President, kur Jahjagës t?i mbarojë mandati. Pas kësaj postin e kryeministrit mund ta marrë kreu i LDK-së Isa Mustafa. Një skenar tjetër është që kryeministër të zgjidhet një person i tretë, i cili të vijë nga njëra prej dy partive të koalicionit të ri.Strukturat e Kuvendit dhe të qeverisë pritet të zgjidhen javën e ardhshme, pasi të shihen detajet e marrëveshjes, programi qeverisës dhe struktura qeverisëse.