Arvizu mesazhe për familjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në katër vitet e qëndrimit të tij në Shqipëri, ambasadori amerikan ka vizituar pothuajse çdo cep të Shqipërisë. Por kishte premtuar se nuk do të largohej nga vendi ynë pa vizituar edhe qytetin verior të Pukës. Duke shfrytëzuar panairin e shëndetit publik në këtë qytet pasditen e së enjtes, Aleksandër Arvizu ka kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria për kujdesin shëndetësor për banorët e këtyre zonave. Numri një i diplomacisë amerikane u ka dhënë pukjanëve edhe një këshillë për të qëndruar larg dhunës në familje si një ndër format më të mira për një shoqëri të shëndetshme. Burrat e vërtetë i mbrojnë gratë, nuk do të bënin asgjë për t?i lënduar ato. Cili nga ju do ta donte n jë gjë të tillë, askush. Atëherë mendoni për bashkëshortet tuaja, gratë tuaja, motrat dhe bijat tuaja. Duke vizituar pavionet e këtij panairi, ku ishin paraqitur fletëpalosje me këshillat për shëndetin, Arvizu u ka kërkuar pjesëmarrësve për të qëndruar larg duhanit dhe drogërave, dy fenomene sipas tij që i kushtojnë kosto familjes.

Free Traffic Exchange