http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i mazhorancës Koço Kokëdhima ka kërkuar që shteti shqiptar të legalizojë kanabisin. Pas një aksioni të suksesshëm që Ministria e Brendshme beri duke çrrënjosur këtë bimë nga fshati i Lazaratit, Kokëdhima tha se qeveria duhet të kthejë sytë nga këta fermerë të cilët nuk kanë më asnjë mundësi jetese. Sipas tij, minimalisht Shqipëria duhet të ruajë autenticitetin e kësaj bime me famë. Por ministri Edmond Panariti tha prerë se ministria e tij nuk do të bëjë asgjë për të nxitur prodhimin e kësaj lënde të jashtëligjshme, madje do e luftojë atë. Më tej Panariti kërkoi edhe një fond shtesë prej 50 milion dollarësh për ministrinë e tij për të investuar në bordet e kullimit dhe hidrovore, pasi në të kundërt do të kemi situata të ngjasgme si ajo e përmbytjeve të ditës së martë. Komisioni i Ekonomisë do të miratojë buxhet shtesë për Ministrinë e Zhvillimit Rural, por sasinë e parave dhe kujt sektori do t?i hiqen, do ta bëjë gjatë ditëve në vijim. buxheti fillestar që financat caktuan për këtë misnitri në 2015-ën është 8.3 miliard lekë.