http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Palet politike ne Kosove kane pasur reagime te shumta, nje dite pasi dy partite me te medha, PDK dhe LDK arritën marrëveshjen e bashkëqeverisjes, e cila i hap rruge zgjidhjes se ngërçit institucional. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me koalicionin PDK-LDK, i ligu dhe i keqi janë bërë bashkë. Permes nje komunikate, Haradinaj vlerëson se mënyra e tillë e ndërtimit të institucioneve, do ta thelloje kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni. Ndërsa kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka perdorur termin kolaboracionist per Isa Mustafen. Sipas tij, ambiciet e liderëve te tjere, çuan ne dështimin e punës disa mujore te bllokut opozitar. Nderkaq, zera kundër bashkëpunimit ka pasur edhe brenda LDK-së. Deputetja Alma Lama, permes nje postimi ne Facebook, shprehu voten e saj kundër ketij koalicioni. Madje ajo ironizon, kur shprehet se lista e ministrave, pritet te jete me emra te paaftesh, servilësh dhe analfabetesh. Gjate dites priten edhe reagime te tjera politike. Sakaq, deputetja me e vjeter, Flora Brovina, pritet te caktoje sot diten e seances konstituive, ne te cilen zgjidhet kreu i kuvendit, qe i takon PDK-së. Kjo i hap rrugen edhe qeverise se re, e cila ne baze te marrëveshjes se mbremshme, do te drejtohet nga Isa Mustafa. Ndersa numri i ministrive do te ndahet ne menyre te barabarte. Sa i takon kreut te PDK-së, Hashim Thaçi, ai pritet te marre postin e presidentit, ne vitin 2016, kur t?i mbaroje mandati presidentes Jahjaga. Pakti mes LDK-së dhe PDK-së u arrit pas thuajse gjashte muajsh krize institucionale dhe pas ndërmjetësimit te ambasadores amerikane, Trejsi An Xhekobson. Mustafa dhe Thaçi, edhe mëngjesin e sotëm, zhvilluan nje takim me këtë te fundit.