http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët e Kosovës ndajnë mendime të ndryshme sa i përket arritjes së koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së.Disa thonë se ky koalicion i nevojitej prej shumë kohësh, por të tjerët mendojnë se ky bashkëpunim është i dëmshëm për shtetin. Madje ka nga ata që thonë se kjo ishte tradhti nga Isa Mustafa.Bekim Gashi?Unë e vlerësoj shumë të dëmshëm dhe kjo është një tradhti prej anës së LDK-së, prej Isa Mustafës kaq mund të them. Se nuk mund të jetë ky koalicion i qëndrueshëm.?Adhurim Maka?Nuk e di, nuk kam koment, nuk e di, 5 muaj me prit, 5 muaj pa ditë çka me bo në fund ndodhi ajo që është dashtë me ndodh në fillim ose nuk e di.?Shpetim Statovci?Ky koalicion iu ka deshtë Kosovës. Me atë koalicion mundet me shku përpara se këto tjerat janë ma të vogla, kanë deputet ma shumë, munden me arrit më shumë, qaj është i mundshëm, e kemi prit.?Selvije Zeneli?Vallahi ishalla ju shkon mbarë, edhe na kem qef. Nashta edhe formohen se u bë boll që 6 muaj, ndoshta është edhe fundi.?Tefik Avdurrahmani?E vlerësoj shumë të mundshëm sepse ashtu është dashtë me qenë para kohe dhe tash me vonesë, këtë që e kanë formu nuk më ka ardh mirë. Para zgjedhjeve është dashtë bashkimi me ndodh jo pas zgjedhjeve.?PDK dhe LDK bashkëpunojnë për një qeveri me bazë të gjerë, për herë të dytë mes tyre. Ato qeverisën Kosovën nga viti 2007, deri më 2010-ën.