Beqaj debat në Komisionin e Ekonomisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reformat e prezantuara në shëndetësi nga ministri Ilir Beqaj nuk kanë bindur deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë. Vërejtja e parë ka ardhur nga ish-Ministri i Financave Anastas Angjeli, i cili tha se ministri Beqaj në vend që të vijë dhe të kërkojë më shumë buxhet për shëndetësinë, po raporton një situatë teje të kënaqshme. Kritikë ndaj situatës në shëndetësi kanë qenë edhe deputeti Sterkaj dhe kreu i komisionit Braçe. Po kështu edhe deputeti Koço Kokëdhima i kërkoi ministrit të shëndetësisë të dijë se si është gjendja e maternitete në zonat turistike të vendit, por përgjigjja që morri ishte që gratë shtatëzana të mos bëjnë pushime në këto vende. Mes kësaj zhurme ministri i shëndetësisë u largua nga mbledhja e komisionit pasi ishte vonë për në mbledhjen e qeverisë. Buxheti për shëndetësinë për vitin 2015-të 41.2 miliard lekë, afro 50 milion dollarë më i madh se ai i këtij viti. Në komisionin e ekonomisë raportoi edhe Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, i cili tha se viti 2015-të do të hyjë së bashku me reformën në fushën e pensioneve, por njëkohësisht kryefamilartë pensionistë do të marrin edhe kompensimin për çmimin e energjisë elektrike. Mesatarisht që nga 1 janari, një familje pensionistësh do të marrë 10 dollarë në muaj më shumë. Fondi për Mirëqenien Sociale është sa një e katra e gjithë buxhetit, më i madhi i të gjitha ministrive të tjera për shkak të peshës së madhe që ky institucion paguan për shtresat në nevojë dhe pensionistët. Por që nga 2015-at deficiti që ka shteti në skemën e pensioneve do të fillojë të pakësohet me 50 milion dollarë, për shkak të reformës së bërë në këtë sistem.

Free Traffic Exchange