Xhamia e madhe, shpronësim tokës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka marre nje tjetër vendim qe i hap rruge ndërtimit te Xhamisë se Madhe te kryeqytetit. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin per shpronësimin e truallit ku krahas xhamisë do te ndërtohet edhe muzeu i Bashkëjetesës. ?Më konkretisht sot është miratuar në Këshillin e Ministrave shpronësimi për interes publik i pasurisë pronë private që do të përdoret për zbatimin e këtij projekti kaq me rëndësi. Kërkesa për shpronësim është shqyrtuar nga një komision i posaçëm i ngritur me urdhrin e ministrit dhe pas miratimit të saj pronarët e truallit janë njoftuar për shpronësimin dhe shkresa është botuar në Fletoren Zyrtare duke respektuar afatet e ankimimit të subjektit të shpronësuar. Shpronësimi do të bëhet me vlerën e plotë në mbështetje të legjislacionit në fuqi dhe do të përballohet nga Fondi i Shpronësimeve, në llogarinë e veçantë të Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë. Ky vendim i jep fund odisesë së ndërtimit të Xhamisë së Madhe. Më në fund komuniteti mysliman do të ketë një objekt dinjitoz kulti në kryeqytet, ndërkohë që të gjithë qytetarët, do të përfitojnë një objekt unik siç është Muzeu i Bashkëjetesës Fetare që kremton një nga vlerat më të mëdha të shoqërisë shqiptare.? Një tjetër vendim i mbledhjes se qeverise ka te beje me industrinë fasone. ?Bëhet fjalë për një thellim të mëtejshëm të angazhimit tonë në mbështetje të industrisë fasone, përmes fuqizimit financiar të iniciativës së qeverisë në paketën për Mbështetjen e Industrisë Fasone duke i rikthyer kësaj industrie në formën e një fondi tatim fitimin prej 5%. Fondi i krijuar përmes këtij vendimi dhe që do t?i kalojë buxhetit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është vlerësuar nga Ministria e Financave në masën 250 milionë lekë.?Sipas Peleshit ky është viti i parë që aplikohet kjo skemë, por ajo do të përsëritet çdo vit dhe fondi i krijuar nga tatim fitimi i industrisë fasone do të planifikohet në programin e shpenzimeve buxhetore të MMSR ndërkohë që shuma që do të derdhet në këtë fond do të përcaktohet në mënyrë vjetore nga Ministria e Financave.

Free Traffic Exchange