Panariti: Të shpëtojmë Lezhën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e energjisë elektrike për ore te tera ne Lezhe është një nga shkaqet qe e rendon me tej situatën e përmbytjeve ne këtë zone. Për Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, Lezhës i nevojitet një nënstacion i ri elektrik, sepse nënstacioni aktual është ndërtuar nën nivel, e përmbytet sa herë ka reshje. Stakimi i energjisë elektrike për te shmangur çdo efekt tjetër negativ, ka bere qe pompat për tërheqjen e ujit ne qytetet, te mos punojnë për ore te tera. Nisur edhe nga situata e përmbytjeve qe ka përfshirë vendet fqinje edhe Shqipëria thotë ministri Panariti kërcënohet nga nje fenomen i tille. Sipas tij është kërkuar ndihma e ushtrisë dhe Ministrisë se Brendshme për te qene ne gatishmëri. Përmbytjet ne zonën e Lezhës janë një panorame e përvitshme qe përsëritet sa here ka reshje te dendura shiu. Edhe pse shmangja e këtij fenomeni kërkon investime te mëdha, serish ato mbeten minimale.

Free Traffic Exchange