http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmbytjet kane shkaktuar nje bilanc tragjik gjate orëve te fundit. Tre viktima jane regjistruar ne rrethin e Kurbinit nga vërshimi i ujërave. Babe e bije qe udhëtonin me makine si dhe nje 22-vjeçar kane humbur jetën. Ish-drejtori i një shkolle të mesme ne Laç, Gjon Kola 62 vjeç ka qene se bashku me vajzën Dorina Kola 29 vjeç kur uji ka marre përpara makinën e tyre. Menjëherë është njoftuar policia e Laçit e cila ka kërkuar edhe ndihmën e forcave te ushtrisë. Policia ka filluar operacionin e kërkimit ne zonën ku makina u rrëmbye nga uji. Gjon Kola është i gjendur i pajete ne mjet. Ndërkohë rreth orës 2:00 duke u gdhire dita e sotme është gjendur edhe trupi i vajzes Dorina Kola rreth dy kilometra larg makinës ne afërsi te fshatit Sanxhak. Ndërsa ne Skuraj mbrëmjen e djeshme 22-vjeçari Liman Balloku banor i fshatit Vinjoll eshte marre përpara nga lumi teska udhëtonte me motor. I riu nuk ka mundur te dale dot. Pas kërkimeve intensive te polumbareve te RENEAS është gjendur edhe trupi i pajete paradite e sotme.