Basha: Durrësi në protestë! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë para protestës së 22 nëntorit në Tiranë, kryetari i partisë demokratike është ndalur në qytetin e Durrësit. Rënia e fuqisë blerëse, papunësia, rritja e çmimit të energjisë, mungesa e subvencioneve dhe shtrenjtimi i shërbimeve shëndetësore ishin ankesat më të shpeshta që kreu i opozitës dëgjoi nga qytetarët e Durrësit. Per kreun demokrat, situata e rëndë ekonomike është përgjegjësi direkte e qeverisë Rama. ?Nuk ka asnjë arsye tjetër që ekonomia shqiptare të jetë në këtë gjendje përveç rritjes së taksave dhe pasigurisë juridike që ka krijuar me dhunën dhe arbitraritetin e saj. Tani do i rrisë prapë. Çdo kryefamiljari i kërkohet të paguajë 670 mijë lekë në vit më shumë taksa, ndaj protesta e 22 nëntorit ndryshe nga çdo protestë tjetër nuk është protestë politike, është protestë ekonomike?. Një situatë e vështirë sipas opozitës, paraqitet edhe në zonat rurale. Shumë fermerë ankohen se qeveria nuk ka mbajtur premtimet, kryesisht per subvencionet dhe legalizimet falas.

Free Traffic Exchange