http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paraditen e sotme katër Ministrat e Arsimit, Shëndetësisë, Rendit dhe Mirëqenies se të rinjve, e kanë shpenzuar në një salle me studente nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët janë interesuar për çështje që shqetësojnë. Pyetjet e drejtuara per Ministrin e Brendshëm kishin lidhje me masat ndaj adoleshenteve ne shkolla dhe rolin e policisë për minimizimin e fenomenit te gjakmarrjes. Ndërsa ne fushën e arsimit, Ministrja Nikolla, u përgjigj mbi kuotat dhe rritjen e tarifave për studentet e ciklit Bachelor e Master. Paralelisht me te, ministri Veliaj premtoj se me buxhetin e ri do te ketë, me shume qendra rinore për te rinjtë. Ndërsa ministri Beqaj foli mbi rëndësinë që ka shëndeti dhe njohuritë e pakta që kanë të rinjtë për këtë fakt. Çështje te tjera qe u trajtuan, ne këtë takim midis studenteve e ministrave ishin shkollat profesionale apo lejimi i martesave në moshë të hershme sidomos në zonat e thella të vendit.