Berisha: Buxheti i rrënimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Sali Berisha doli ne konference për shtyp per te listuar argumentet kundër buxhetit për vitin 2015; kritika qe do t?i kishte bere ne parlament nëse opozita nuk do te ishte ne bojkot. Edhe pse ka pranuar se ky buxhet është me i madhi; për ish-kryeministrin buxheti i qeverise Rama është nje dështim dhe sipas tij projekton një te ardhme te erret për shqiptaret. Sipas Berishës, buxheti shkatërron mijëra vende pune, do te varfëroje shtresat me te varfra te shoqërisë, për me tepër ky buxhet do te jete përgjegjës edhe për kthimin e regjimit te vizave sepse shqiptaret po largohen pasivisht për shkak te varfërisë. Ish-kryetari i PD ka folur edhe per bojkotin ndaj parlamentit pa i zbutur tonet. Ndërkaq pavarësisht kritikave ndaj liderit te mazhorances, Berisha ka vlerësuar si veprimin me te mire ne vitin e pare te qeverisjes se Edi Rames, ngritjen e çështjes se Kosovës ne Beograd. Por pavarësisht këtij vlerësimi, Berisha i ka qëndruar opinionit se vizita e Kryeministrit ishte e cunguar.

Free Traffic Exchange