Festohet 70-vjetori i betejës për Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
17 nëntori i vitit 1944 shënon fitoren e kryeqytetit në luftën ndaj nazistëve gjermanë. Ajo nderohet sot si një nga ditët që kurorëzoi edhe fitoren e luftës nacional çlirimtare. Më mirë se kushdo këtë ditë e kujtojnë ata të cilët ishin dëshmitarë të kësaj fitoreje. Veterani Gani Elezi atë kohë ishte vetëm 16 vjeç por edhe sot e kësaj dite, emocionet nuk i janë shuar. Në këtë vit jubile pranë monumentit të ?Ushtarit të panjohur? në një ceremoni të organizuar nga prefektura e qarkut Tiranë, krerët më të lartë të shtetit nderuan të rënët. Nën ritmin e bandës frymore kreu i qeverisë Edi Rama, kryetari i kuvendit Ilir Meta, ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të mazhorancës vendosën kurora me lule pranë simbolit të partizanëve të rënë për çlirimin e kryeqytetit. Edhe pse jo të ftuar, nuk kanë munguar në këtë ceremoni komunistët e mbetur, që si në çdo ngjarje të tillë, ngritën lart fotografinë e Enver Hoxhës.