LSI: Si do të rrisim ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i grupit parlamentar të lëvizjes socialiste për integrim shpreh qëndrimin zyrtar të kësaj partie se buxheti i vitit 2015-të orienton më së miri rritjen ekonomike. në një konferencë për shtyp Petrit Vasili tha se paratë e akrës së shtetit shkojnë për të mbështetur infrastrukturën, e cila do të sjellë të ardhura për bizneset dhe punësim, por nuk le mënjanë as sektorë socialë siç janë arsimi, shëndetësia dhe bujqësia. Vasili e konsideron buxhetin e 2015-ës si një filozofi të re e cila i jep fund koncepteve të mëparshme për ta përdorur atë politikisht në vitet zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar të LSI, tha se debati që do të bëhet ditën e hënë në kuvendin e Shqipërisë nuk do të jetë i plotë pa opozitën. kuvendi do të votojë në parim nesër nëse është pro apo kundër propozimit të qeverisë për buxhetin e 2015-ës. shpenzimet totale në buxhet për herë të parë kapin vlerën e 475 miliard lekëve.

Free Traffic Exchange