http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka një rritje te lehtë në përqindjen e mbledhjes së taksave vendore bashkia e Burrelit është ende larg objektivit. Vjelja Tatimit të thjeshtuar është në nivele të ulta. Kryetarja e bashkisë Adelina Farrici, ia lë fajin drejtorisë rajonale të taksave. ?Pritshmëritë e pushtetit lokal ishin që do të kishim një realizim 100% të tatimit të thjeshtuar, sepse ky tatim pasi vilet nga drejtoria rajonale e taksave delegohet nga pushteti qendror në arkën e bashkisë, dhe ne besonim se do ta kishim arkën më të mbushur, por realisht ne e kemi më pak të ardhura?: theksoi Farrici. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të çdo njësie janë të ardhurat nga taksat vendore. Grandi që i akordohet çdo bashkie apo komune nga qeveria, përdoret kryesisht për pagat dhe shërbimet. Ndërsa investimet planifikohen nga mbledhja e taksave vendore.