Mjalti i Korçës eksportohet në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prodhimet tradicionale të Qarkut të Korçës këtë vit janë shitur në disa vende të Europës. Tregu i huaj ka gjithnjë e me shume Interes për këto kultura, e ne veçanti per mjaltin. Bletërritësi Gezim Skerma pasi ka eksportuar në Kosovë, këtë vit ka çuar 3 ton mjaltë ne SHBA dhe ka bërë gati një tjetër ngarkesë për tregun malajzian. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Qarkun e Korçës Arben Malo i kontaktuar nga Vizion Plus tha se Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një paketë me politika të reja lehtësuese për të gjithë fermerët e këtij qarku me qëllim kultivimin e kulturave bujqësore dhe blegtorale tradicionale të zonës. Per këtë është organizuar edhe panairi i agrobiznesit për tu krijuar fermerëve mundësi kontakti me firma të ndryshme vendase dhe të huaja të interesuara për këto prodhime.