http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nxitja e punësimit dhe zhvillimi i kompanive fason do vazhdoje te mbete prioritet per qeverinë. Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj gjate vizites ne nje nga kompanitë fasone, ka thënë se qeveria ka tashme gati fondin e nxitjes se punësimit me vlere 4.5 milion $. Sipas Veliajt, nga keto 2.5 milion $ i takojnë biznesit fason. Ai ka ftuar te gjitha bizneset ne kete sektor te aplikojnë deri ne janar te vitit 2015 per te përfituar sa me shume nga ky program. Ministri Veliaj shtoi se nëse fondi i derdhur si tatim fitimi nga fasonët do të rritet deri në fund të vitit, edhe fondi i punësimit për fasonët po ashtu do të rritet. Ndërkohe Veliaj nënvizoi se se shpejti do te hapet nje shkolle e re profesionale dizajni mode dhe logjistike ne bashkëpunim me shkollat italiane.