LDK e AAK, nuk heqin dore nga posti i kryeministrit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Posti i kryeministrit ka përçarë bllokun opozitar që po shikon mundësitë për rishikimin e marrëveshjes brenda koalicionit. Pas dështimit për të zgjedhur kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ne postin e kreut te Kuvendit, ka patur pakënaqësi brenda kësaj partie e cila kërkon ndryshim të paktit për formimin e qeverisë së re. Por ideja e riformatimit të marrëveshjes është kundërshtuar ashpër nga AAK-ja, e cila nuk dëshiron të heqë dorë nga posti i kryeministrit, duke ia lënë atë partisë më të madhe në bllok, LDK-së. Nga ana tjetër, partneri i këtij koalicioni, lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar dy partitë LDK dhe AAK-ja ta mbajnë postin e kryeministrit nga dy vjet secila. Por ky opsion është kundërshtuar nga këto dy subjekte. Të premten kreu i AAK-së Ramush Haradinaj theksoi se nuk ka ende asnjë marrëveshje të opozitës se cili do të jetë kandidati për kryeministër. Koalicioni LDK-AAK Nisma e Vetëvendosje hoqën dorë nga post ii kryetari i kuvendit duke i hapur kështu rrugë zgjedhjes së një kandidatë të PDK-së dhe nisjes së bisedimeve për qeverinë e re.

Free Traffic Exchange