Rama në “Samitin e kreativitetit”: Të punojmë për paqen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka theksuar edhe njëherë vizionin e tij për një Ballkan paqësor dhe të begatë, të bashkuar në BE. Zoti Rama, pjesëmarrës në samitin e kreativitetit në Suedi, tha se një Ballkan i tillë do të jetë më i mirë për BE-në, ashtu siç edhe një Bashkim Europian pa burokraci të tepruar, është më i mirë për Ballkanin. Në këtë pikëpamje, kreu i qeverisë tonë përmendi edhe vizitën e tij në Serbi dhe nënvizoi se të bashkuar, mundet edhe ksenofobia dhe racizmi.Edi Rama tha se; ?Vij këtu në të njëjtën javë kur u bëra kryeministri i parë shqiptar në më shumë se 68 vjet që vizitoi Serbinë. Një Ballkan paqësor dhe i begatë, një Shqipëri e fortë si pjesë e një BE-je të fortë, është sfidë e madhe, që duhet bërë pjesë e një pikture të madhe. Është një vizion që më frymëzon mua. Më frymëzon që të punoj ditë natë që ta bëj këtë të ndodhë. Racizmin, nacionalizmin dhe ksenofobinë mund t?i mposhtim së bashku. Së bashku mund të krijojmë një hapësirë shumë kulturash.Zoti Rama shpalosi edhe idetë e tij për një politikë që përfshin njerëz me sfonde të ndryshme profesionale. Në këtë pikë ai u ndal gjatë edhe në idetë e tij që përmes artit të pikturës, të transformojë qytete, siç bëri me Tiranën gjatë kohës kur ishte kryebashkiak. Korrupsioni, sipas Ramës, mbetet plaga kryesore që duhet luftuar. ?Sot, si lider i vendit tim, kam në mendje një vend modern, ku njerëzit jetojnë në begati, ku shërbimi publik është për njerëzit. Një vend ku hapësira publike kthehet në hapësirë të përbashkët. Unë po përpiqem që ta kthej këtë vizion në realitet.Kryeministri Rama rrëfeu se si pikturën e ka si frymëzim edhe për politikën dhe se zyrën e tij kryeministrore e ka shndërruar në një lloj atelieje. Madje në fund, të pranishmëve u dha edhe një këshillë, nëse një ditë do të shkojnë në zyrën e tij. ?Nëse vini në Shqipëri dhe vini në zyrën time, ju lutem mos u ofendoni nëse nis të pikturoj. Është pjesë e botës time. Është mënyrë e mirë për të menduar se si arrijmë përparim.?