http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa po punonte për rikonstruksionin e sheshit përpara bashkisë së lezhës, fadroma nxorri në dritë një predhë me gjatësi një metër dhe peshë rreth 100 kilogramë. Menjëherë firma ndërtuese ka ndërprerë punimet në këtë shehs pasi ende nuk dihet nëse ka të tjera në brendësi të tokës. Tashmë vendi është i rrethuar dhe specialistët po bëjnë verifikimin nëse predha është e shpërthyer ose jo për ta demontuar atë. Mendohet se ajo i përket luftës së dytë botërore. Historianët në Lezhë thonë se të tilla gjetje, deshmojnë për një pasuri të madhe arkeologjike në qytetin e Besëlidhjes.