Brovina për seancën dhe blloku në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetja më e vjetër e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina deklaron se nuk do ta thërrasë seancën konstituive pa një marrëveshje politike mes palëve. Ligjvënësja e PDK-së Brovina, përmes një prononcimi për mediat në Prishtinë, e cilësoi të pranueshme thirrjen e ambasadores amerikane në Kosovë, Xhekobson për thirrjen sa më parë të kësaj seance. Mirëpo, sipas saj, nëse nuk ka një pakt, ku të përfshihet edhe kryetari i saj, Hashim Thaçi, nuk do të ketë asnjë lëvizje.?Është tepruar që nuk po vazhdon seanca. Nuk ndihem mirë që nuk kam mundësi ta thërras. Por duke parë atmosferën mes liderëve që nuk po merren vesh me njëri-tjetrin them se pa një marrëveshje mes tyre nuk po ka zgjidhje.?Sakaq, blloku opozitar në Kosovë duket i lëkundur dhe jo aq i bashkuar sa më parë. Pas një takimi që përfundoi në orët e vona të së premtes, ata dolën me qëndrimin se nuk do ta ndryshojnë marrëveshjen e 10 qershorit. Megjithatë, emri i Ramush Haradinajt si kandidat për kryeministër mund të vihet në pikëpyetje. Pas takimit, Haradinaj nuk foli me të njëjtën vendosmëri se do të jetë ai përfaqësuesi i koalicionit opozitar për kreun e qeverisë së re. Palët politike në Kosovë janë vënë edhe nën trysninë ndërkombëtare, për kapërcimin e krizës politike. Ata janë shprehur optimistë se javën e ardhshme, do të gjejnë rrugëdaljen nga ngërçi institucional që vijon prej zgjedhjeve të 8 qershorit.

Free Traffic Exchange