Dokumentari për hapjen e xhamisë pas komunizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamje të rralla filmike të zbuluara vetëm pak ditë më parë, tregojnë rikthimin e lirisë së besimit në Shqipëri, pas sundimit të ateizmit gjatë diktaturës. Pamjet e shfaqura në kinemanë e Shkodrës, tregojnë se si 24 vjet më parë, , besimtarët myslimanë rigjetën lidhjen e tyre me Zotin në xhaminë e plumbit.Më 16 nëntor të 1990, Haxhi Hafis Sabri Koçi, i burgosur nga diktatura, iu përgjigj dëshirës së rinisë shkodrane për të hapur këtë xhami.Çastet e asaj dite janë dokumentuar në një material filmik prej 35 minutash nga Myftinia e Shkodrës Besimtarët kishin nisur ritet e tyre fetare që më 11 nëntor të ?90-ës, kur dom Simon Jubani mbajti meshën e parë në kishën pranë varrezave të Rrëmajit duke mposhtur kështu ateizmin e diktaturës së egër. E nisur nga Shkodra liria e besimit u përhap më pas në të gjithë Shqipërinë.

Free Traffic Exchange