Paditet Shkëlqim Cani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës ka kallëzuar këtë të premte në prokurori, ministrin e financave Shkëlqim Cani dhe sekretaren e përgjithshme të kësaj ministrie për bllokim të pagesave per dy kompanitë qe punojnë për zgjatimin e bulevardit "Zogu i Parë" dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Padia ndaj ministrit Cani është dorëzuar në prokurori nga vetë nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo. Por ndërsa përgjigjej për buxhetin ne Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave Shkelqim Cani është përgjigjur direkt për këtë padi. Sipas bashkisë së Tiranës nga bllokimi i bulevardit është një veprim politik, pasoja e të cilit është lënia pa punë e rreth 2000 familjeve.

Free Traffic Exchange