Lëkunden pozitat e Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blloku opozitar do t?i qëndrojë marrëveshjes së 10 peshorit, por emri i Ramush Haradinaj si kandidat për kryeministër mund të vihet në pikëpyetje. Pas takimit të mbajtur në orët e vona të së premtes, Haradinaj nuk foli me të njëjtën vendosmëri se do të jetë ai përfaqësuesi i koalicionit opozitar për kreun e qeverisë së re. Ka pasur bisedime ku palët kanë shprehur qëndrimet e tyre por nuk kemi marrë ndonjë vendim. - deklaroi Haradinai, i cili shtoi se bisedimet mes LDK-AAK-së Nismës dhe Vetëvendosjes do të vijojnë. Më herët duke folur nga Deçani, Haradinaj theksoi se nuk do të tërhiqte kandidaturën e tij për kryeministër. Nga ana tjetër, kreu i PDK-së Hashim Thaçi ka pasur disa takime intensive me presidenten Jahjaga, ambasadoren amerikane në Prishtinë Xhekobson dhe drejtorin për Europën Juglindire në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ernest Raishel, i cili ndodhet në Prishtinë. Tema kryesore e këtyre takimeve mësohet të ketë qenë kapërcimi i krizës politike.

Free Traffic Exchange