BSH, shpenzimet nuk ndalen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2015 edhe pse do ta gjeje Bankën e Shqipërisë ne godinën e re, ne qendër te kryeqytetit, serish ky institucion nuk do te shpëtoje nga pagesat per ambiente me qira. Godina e rikonstrukturuar duket se nuk mjafton per te gjithë stafin e Bankës Qendrore. per rrjedhoje do te vijojnë shpenzimet e larta te këtij institucioni edhe per vitin e ardhshëm. Duke raportuar ne Komisionin e Ekonomisë dhe Financave lidhur me projektbuxhetin, përfaqësues te Bankës Qendrore dhanë shpjegime mbi efektet e vjedhjes se 713 milion lekeve nga thesari. Per vitin 2015 banka ka ulur ne mënyrë drastike fitimin qe derdh ne buxhetin e shtetit, pasi ka përfshire ne zërin e shpenzimeve paratë e humbura. Përfaqësuesit e Bankës Qendrore u ndalen edhe tek buxheti i vitti te ardhshëm. sipas tyre treguesit e tij janë ne linje me sugjerimet e Bankës Qendrore qe prioritet te mbetet ulja e borxhit dhe deficiti fiskal.

Free Traffic Exchange