‘Si u zbuluan ditarët e kolonelit francez për Shqipërinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për profesorin e shkencave te natyrës është hera e trete qe vjen ne Tirane, edhe pse dikush tjetër ne familjen e tij, i njihte mire këta kufij. De Dezer është nipi i kolonelit francez Andre Ordion, i cili qendroi gjate Luftës se Pare Botërore ne Ballkan, e ne mënyrë te veçante si komandant i trupave ne zonën e Korçës. Duke folur per Vizion Plus, De Dezer tregon se si pese vite me pare zbuloi ditarët e shumte qe ruheshin nga familja, ku gjyshi i tij rrëfente per Shqipërinë. Kolonel Oridoni ka lene ne kete botim i cili tashme vjen i përkthyer ne shqip, rrëfimin e misioneve te tij me vrojtime mbi natyrën, jetën dhe historinë e Shqipërisë. Ne ato çka ai shkruante ndihet fryma proshqiptare , aq sa me te tilla argumente u soll edhe ne prill te vitit 1923 i caktuar si përfaqësues i Francës ne Komisionin e caktimit te kufijve te Shqipërisë. Botimi i ditarëve personale te Kolonel Ordinonit ne shqip, i prezantuar ne panairin e librit, vjen bashke me publikimin e fotografive te asaj kohe, skicave dhe hartave te ish ushtarakut.

Free Traffic Exchange