Vjen për herë të parë gazeta e plotë e De Radës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo qe shihni mund te quhet me plot goje gazeta e pare shqiptare, edhe pse jo e gjitha ne gjuhen shqipe. E krijuar nga Jeronim De Rada ne vitin 1848, gazeta sillte artikuj ne italisht dhe shqip e u botua per here te pare ne Napoli nen titullin ?L?albanese D?Italia?. Por deri vone, siç zbulojnë dy studiuesit arbereshe Matteo Mandala dhe Francesko Altimari, koleksioni i gazetës mendohej i humbur deri ne vitin 2008.Francesco Altimari tha se: Pervec dy numrave qe ruhen ne arkivin qendror ne Tirane, ne nuk dinim per ekzistencën e tjerëve. Por rastësisht ne vitin 2008 drejtori i nje biblioteke italiane ne Campobasso na surprizoi me katër numra te kësaj gazete qe ruheshin ne këto ambiente. Megjithatë, zbulimin kryesor e patëm ne vitin 2010 kur nje studentet i albanologjisë na tregoi për nje familje italiane e cila ne bibliotekën qindra vjeçare ruante plot 25 numra te kësaj gazete.Por cila ka qene rëndësia e kësaj gazete për kohen? Mandala thekson:Dy ishin mënyrat qe ne ate kohe te përcillej mesazhi politik; gazeta dhe teatri. De Rada e dinte shume mire qe kjo gazete dhe botimi i saj me nje tirazh final ne mbi 3 mije kopje do te ndikonte ne ndërgjegjësimin e shqiptareve, para se Shqipëria te behej nje entitet politik.Kjo është arsyeja pse dy studiuesit arbëreshe e kane sjelle gazetën dhe numrat e saj te digjitalizuar dhe te përmbledhur ne këtë botim, qe përkon edhe me 200 vjetorin e Jeronim De Rades dhe është pjesë e panairit të Librit.