Basha takohet me banorët e Kukësit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mesazhi që sjell nga Kukësi, Partia Demokratike është revolta e qytetarëve për përkeqësimin e gjendjes së rëndë ekonomike gjatë këtij viti. Papunësia e lartë, varfëria ekstreme, shtrenjtimi i çmimeve, rritja e naftës, ndërprerja e energjisë elektrike ishin ankesat që dëgjoi më shpesh kryetari i opozitës Lulzim Basha. Duke dëgjuar ankesat e qytetarëve të Kukësit, kreu i opozitës u tha qytetarëve se ka ardhur koha që të reflektojmë dhe të tërhiqemi nga rruga e gabuar.Lulzim Basha tha se: Problemi është që në vend që të reflektojnë e të tërhiqen nga rruga e gabuar, po e çojnë zullumin edhe më tej. Do ta rrisin çmimin e energjisë kur s?kanë hapur asnjë vend pune. Taksat po i rrisin prapë për 2015-ën. 460 milion dollarë më shumë parashikojnë me u marr shqiptarëve. Ndërkohë që protesta e organizuar nga sindikatat dhe e mbështetur nga opozita, është parashikuar për te shtunën e ardhshme ne Tirane dhe pritet qe ajo te mos jete e vetmja.

Free Traffic Exchange