Gjermania shmang recesionin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania shmang recesionin. Ekonomia numër 1 në Europë ka shënuar rritje me 0.1 për qind gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Shifrat e tremujorit të dytë treguan se ekonomia pësoi tkurrje me 0.1 për qind dhe nëse ajo do të vijonte, vendi do të hynte në recesion. Zyra e statistikave njoftoi se konsumatorët gjermanë kanë shtuar ndjeshëm shpenzimet gjatë muajve të fundit, teksa edhe eksportet janë rritur.Megjithatë, fakti që ekonomia gjermane nuk ka forcën e mëparshme, shihet me shqetësim. Gjermania është vendi që i ka rezistuar më fort krizës ekonomike globale dhe që nuk ka rënë në recesion. Sipas përkufizimit, një vend që pëson tkurrje ekonomike për dy tremujorë radhazi, cilësohet në recesion.Ndërkohë që Franca, ekonomia e dytë më e fortë e Eurozonës, ka pasur një rritje prej 0.3 për qindësh. Me këtë rritje në Gjermani e Francë, shënohen të dhëna pozitive edhe në gjithë ekonominë e Eurozonës.

Free Traffic Exchange