Rama tregon vizitën në Serbi - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-27 0

Kanë kaluar dy ditë, por vizita e Kryeministrit Rama në Beograd dhe në Preshevë vazhdon të dominojë me komente dhe analiza, por edhe me mendime të njerëzve të thjeshtë nëpër rrjetet sociale, jo thjesht për shkak se ajo ishte një vizitë historike ende pa nisur, për shkak se një Kryeministër i Shqipërisë shkelte Beogradin pas 68 vjetësh, por edhe për atë që ndodhi më pas në konferencën për shtyp me Kryeministrin Vuçiç, ku Rama i kërkoi Serbisë që të pranonte realitetin e Kosovës dhe se do të ishte më mirë që ta njihte atë sa më shpejt.