Sheshel sulmon Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas kthimit të tij në Serbi, themeluesi i partisë radikale serbe Vojsllav Sheshel, ka shënjestruar kryeministrin Aleksander Vuçiç, se aktroi me revoltimin e tij në publik kur kryeministri shqiptar Edi Rama, kërkoi njohjen e Kosovës. Sheshel deklaroi se nëse Vuçiç është vërtet i shqetësuar për këtë çështje duhet të kundërshtojë Brukselin zyrtar, pjesa më e madhe e vendeve anëtare e kanë njohur Kosovën.?Vuçiç revoltohet më kot me kryeministrin e Shqipërisë. Pse nuk kundërshton zyrtarët e BE-së, perëndimin të cilët e kanë njohur tashmë Kosovën. E vetmja gjë që Vuçiç di të bëjë është të manipulojë mediat?.Ndërkohë gazeta serbe ?Kurir? në një shkrim me titull ?Vijojnë Provokimet?, se Rama kërkon të shkëpusë Jugun e Serbisë, thekson se kryeministri shqiptar ka vijuar provokimet e tij dhe në fjalën e mbajtur në Luginën e Preshevës. Sipas ?Kurir?, Rama ka thënë se nuk do të lejojë asimilimin e shqiptarëve dhe se do të mbështesë zgjidhjen e problemeve të tyre, duke sfiduar në këtë mënyrë Beogradin zyrtar.

Free Traffic Exchange